Denoncimi i Barajt: Rast presioni ka pasur dhe në zgjedhjet brenda Mjekësisë

Petrit Bara ka vlerësuar vendimin e kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni për të vijuar garën pas raportimeve se është kërcënuar për tu tërhequr. Kandidati për rektor në Universitetin e Mjekësisë, tha se rastet e presionit nuk kanë munguar gjatë fushatës as në Fakultetin e Mjekësisë, ku sipas tij një kandidate është përjashtuar me të padrejtë.Kandidati për Rektor në Universitetin e Mjekësisë, Petrit Bara komentoi në studion e lajmeve të Ora News, raportimet për kërcënimin e kolegut të tij në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni.Petrit Bara: U shqetësova për kolegun Koni dhe përsëri e uroj dhe mu bë qejfi që kthehet në garë.Duke marrë shkas nga ngjarja, Bara tha se rastet e presionit sic i cilësoi janë regjistruar edhe gjatë fushatës për zgjedhjet në Universitetin e Mjekësisë. Megjithësë nuk dha shumë detaje, Bara iu refererua përjashtimit sipas tij të padrejtë të një kandidateje në universitetin ku ai vetë kërkon mandatin e rektorit.Petrit Bara: Dekania e Fakultetit të Infermierisë që garon, dy që janë, njëra ankohet për njërën dhe Apeli e heqën dhe e çon për gjykim në Gjykatën Administrative. Nuk është rast si ky i kërcënimeve, por një kërcënim është kur të heq nga gara padrejtësisht.Megjithë problematikat, Bara shpreson që zgjedhjet në universitete të jenë shembull për të ardhmen.Petrit Bara: Qëllimi jonë i rektorëve dhe i imi personalisht është që të japim një shembull unikal për bërjen e zgjedhjeve edhe ne rektoratin tjetër. Jo të kërcënohemi nga këto.Bara tha se në qendër të platformës së tij për drejtimin e Universitetit të Mjekësisë është studenti dhe rritja e cilësisë, duke i qëndruar parimit të meritës. Vëmendje të vecantë premton për studentët e ekselencës dhe përmirësim të specializimeve në fushën e Mjekësisë./Oranews.tv/