PAA në Shkodër, Duka: Forcë politike me kauzë të fortë, fokusi tek të rinjtë
Partia Agrare Ambientaliste gjatë së shtunës zhvilloi takimin e parë me strukturat e qarkut të Shkodrës ku shprehu domosdoshmërinë për ringritjen e të gjitha strukturave në këtë qark. Gjatë takimit u prezantua logoja e re e Partisë Agrare Ambientaliste, organizimi i strukturës qëndrore dhe lokale të saj.Agron Duka ka nisur riorganizimin e strukturave të Partisë Agrare Ambientaliste vetëm pak kohë pasi u zgjidh në krye të kësaj force politike.Takimin e parë të turit që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, Duka e zhvilloi në Shkodër ku prezantoi dhe logon e re të partisë.Duka: Do fillojmë natyrisht me një farë ristrukturimi, ose një organogram për të gjitha qarqet që do të jetë një strukturë tip ose organogram tip duke filluar nga kordinatori i qarkut dhe pastaj me kryetarët e partisë në pesë njësi administrative që ka Shkodra.Lufter Xhuveli, kryetari i Asamblesë u shpreh se Partia Agrare Ambientaliste si forcë politike parlamentare ka për synim rritjen faktorizimin e saj.Xhuveli: Qarku i Shkodrës i prin me rezultate konkrete qarqeve të tjera për Partinë Agrare Ambjentaliste. Në vazhdim të atyre diskutimeve që u bënë këtu ne duhet të vazhdojmë ta konsiderojmë Partinë Agrare Ambjentaliste si një parti të hapur e cila nuk paragjykon askënd. As në kuptimin politik, as në kuptimin profesional, as në kuptimin etnik, as në kuptimin fetar.Gjatë takimit u prezantua edhe kryetarja e Forumit të Gruas, e cila paraqiti edhe bazat e programit të funksionimit të tij si dhe kryetari i Forumit Rinor për Shkodrën.