Blerjet online, rritet numri i faqeve online dhe shqiptarëve që porositin në to
Ashtu sikurse në shumë vende të botës edhe në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i faqeve ku çdo njëri mund të bëjë porosi online për produkte të ndryshme. Menaxherët e faqeve online shprehen se porositë vinë nga shtete të ndryshme të botës dhe çmimet që çdo porositës duhet të paguajnë janë në bazë të porosisë.Porositë online nga shtete të ndryshme të botës janë një nga trendet më të reja të të rinjve shqiptarë.Janë të shumta gjërat që ata porositin, megjithatë sipas menaxherëve të faqeve online më tepër vëmendja e tyre është e përqëndruar tek veshjet dhe brendet me të fundit të modës.Xheni Daci prej dy vitesh menaxhon një faqe të tillë dhe klientet e saj janë kryesisht vajza të reja.Çmimet për porositë janë të ndryshme, por për të shmangur konkurencën, synohet që të jenë sa më të ulëta.Vetë qytetarët thonë se blerjet online i bëjnë prej vitesh dhe se pjesa më e madhe e tyre ka mbetur e kënaqur.Por ka edhe nga ata që janë zhgënjyer nga ndonjë porosi.Pavarësisht kësaj ata nuk kanë hequr dorë e janë fokusuar më tepër tek pajisjet elektronike.Kohët e fundit numri i faqeve ku mund të bëhen porosi online janë shtuar shumë, duke bërë që edhe numri i shqiptarëve që porositin në to të rritet ndjeshëm.