Mynyr Koni: Do vijoj garën për Rektor të UT, ta çojmë përpara proçesin

Akademiku Mynyr Koni nuk do të tërhieqet nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës.Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se ai ka paraqitur dorëheqjen nën kërcënim, Koni në një deklaratë të shkurtër në fb shkruan:“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”.Sakaq ai nuk ka komentuar lidhur me faktin nëse ndaj tij është ushtruar presion për tu dorëhequr.Në garën për Rektor të UT, Koni ka përballë kandidaten Klodeta Dibra. Zgjedhjet do të mbahen me 20 prill.56