Nga sot kufiri Kosovë - Maqedoni kalohet me kartë identiteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2016, 08:07
Sot në Han të Elezit do zhvillohet ceremonia për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e kalimit të kufirit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.Ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.Letërnjoftimet duhet të jenë biometrike./koha.net/