Aeroporti i Kukësit me partneritet publik-privat, 3 mln euro investime

Zhvillimi apo menaxhimi i aeroportit të Kukësit mund të jepet me koncesion të formës Partneritet Privat-Publik.Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Transporteve Krislen Keri shprehet se për tu vënë në funksion aeroporti kërkon një investim prej 3 milionë eurosh dhe aktualisht po shqyrtohen të dyja mundësitë si financim nga buxheti apo bashkëpunim me privatin.Sipas Kerit, në bazë të studimit ndërhyrjet në aeroportin e Kukësit duhet të përfundojnë brenda 6 muajve dhe vënia në punë pritet pas një viti.Keri: Nuk përjashtohet as mundësia që ky aeroport të jepet me partneritet publik-privat në rast të ofertave të mundshme. Në rast se shteti, arrin që të plotësojë paketën e plotë me projektin për këtë ndërhyrje, atëherë pjesë e partneritetit mund të qëndroj vetëm në fazën e menaxhimit.Drejtori i projekteve bën me dije se ka pasur kompani Low-Cost si WIZZ AIR që kanë shprehur interes për aeroportin e Kukësit por kanë kërkuar që më parë të plotësohen disa kritere.Keri: WIZZ AIR ka shkuar atje, ka bërë inspektimin dhe ka rezultuar me një set kriteresh që duhet të plotësojë ai aeroport për t’u vënë në zhvillim, kritere të cilat bien brenda planit tonë zhvillimor.Për hapjen e aeroportit të Kukësit, kompanisë Tirana Internatinoal Airport do t'i zgjatet kontrata koncesionare me dy vite. Qeveria arriti marrëveshjen me konçesionarin i cili kishte të drejtën eskluzive për aeroportin dhe fluturimet në Shqipëri deri në vitin 2025 pas dy vitesh negociata./Ora News/