Tentuan të kalonin kufirin me pasaportë falco, arrestohen në Rinas dy shtetas turq

Policia kufitare në Rinas ka arrestuar në kushtet e flagrancës dy shtetas turq, një burrë dhe një grua, pasi tentuan në hynin në Shqipëri me dokumenta fallco.Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas u bë arrestimi Recep Cahit Dogan 65 vjeç dhe i shtetases Ozden Gur 33 vjeçe, të dy lindur dhe banues në Stamboll.Sipas bluve, këta shtetas kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me linjën e fluturimit Turqi -Tiranë dhe në vijim janë paraqitur për regjistrim në kabinat e hyrjes në Republikën e Shqipërisë.Gjatë procesit të regjistrimit nga ana e kontrollorëve është dyshuar në lidhje me pasaportën e shtetases turke Ozden Gur e cila ka paraqitur për dokument udhëtimi një pasaportë turke e lëshuar në emër të Y. Y. 33 vjeçe.Ky dokument është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Rinasit ku ka rezultuar si dokument me faqen e gjeneraliteteve të falsifikuara.Dy shtetasit janë shoqëruar për në Komisariatin e Rinasit.Gjatë veprimeve të para hetimore, mësohet se shtetasja turke Ozden Gur ka deklaruar se me shtetasin turk Recep Cahit Dogan me të cilin ka udhëtuar nga Stambolli për në Rinas kanë lidhje shoqërore dhe miqësore.Kjo shtetase deklaron se me këtë pasaportë që ka djeni se është e falsifikuar , është pajisur në qytetin e Stambollit te një shtetase turke të cilën e identifikon vetëm me emrin S. dhe shprehet se e ka njohur kur ka vuajtur vetë dënimin me burg shtetasja Ozden Gur në vitin 2010 për "Vjedhje" dhe "Plagosje" dhe këtë dokument deklaron se e ka blerë për shumën prej 3000 dollarë amerikan.Nga ana tjetër, Recep Cahit Dogan deklaron se e ka ndihmuar shtetasen Ozden Gur për të udhëtuar në drejtim të Shqipërisë dhe se kostot e udhëtimit të kësaj shtetaseje dhe të vetat, si dhe pagesën e qerasë së banesës në Tiranë ku do qendronte Ozden Gur do i mbulonte vetë Recepi.Gjithashtu Recepi deklaron se kur e ka bllokuar policia në Rinas shtetasen turke Ozden Gur, i ka deklaruar shërbimeve të policisë në Rinas se ajo ishte asistentja e tij.Për Recep Cahit Dogan u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit“.Për shtetasen turke të identifikuar si Ozden Gur u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal “ Fallsifikimi i pasaportave , vizave apo letërnjoftimeve “.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.