Mogherini në Teheran, BE dhe Irani firmosin marrëveshje ekonomike
Federica Mogherini, shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Iran, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Javad Zariff. Qëllimi i kësaj vizite ka qënë rritja e bashkëpunimit mes palëve e sidomos në fushën ekonomike. Gjatë fjalës së saj, Federica Mogherini deklaroi se Bashkimi Europian dhe Irani po përgatiten për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre. Ajo shtoi gjithashtu se BE-ja do të lobojë për anëtarsimin e Iranit në Organizatën Botërore të Tregtisë.Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikat e Jashtëme, Federica Mogherini, ka udhëtuar drejt Teheranit, ku ka mbajtur një takim me kreun e diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zariff.Dy përfaqësuesit kanë diskutuar rreth zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik mes BE-së dhe Iranit, sidomos në sektorët e ekonomisë, energjisë dhe emigracionit. Në fjalën e saj, Mogherini deklaroi se Bashkimi Europian është i vendosur që të thellojë marëdhëniet me Iranin, teksa tha se palët po përgatiten për të hapur një kapitull tjetër mes tyre./Oranews.tv/