Sfidat e punës, Klosi: Negociata për njohjen e pensioneve në vendet fqinje

Në seminarin ndërkombëtar 3 ditor mbi sfidat e punës dhe dialogut social, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha së po negociohet me vendet fqinje për njohjen e pensioneve të emigrantëve. Ministri ktheu edhe njëherë vemendjen drejt arsimit profesional si mënyrë për të ndryshuar nivelin ekonomik të shtresës së mesme, si një ndër hapat kryesorë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Qeveria po negocion me vendet fqinje për njohjen e pensioneve të emigrantëve.Këtë deklaratë Ministri Blendi Klosi e bëri në seminarin 3 ditor ndërkombëtar të dialogut social dhe sfidave të punësimit, imigracionit dhe kohezionit social.Blendi Klosi: Qoftë me Qeverinë italiane, Qeverinë greke dhe Qeveri të tjera të rajonit po vazhdojmë në mënyrë intensive që të kemi kurorëzimin me sukses në shërbim të skemave të nxitjes së pensionit për qytetarët shqiptarë të cilët kanë dhënë kontributet e tyre legale në sistemin shqiptar por edhe atë europian të pensioneve.Ministri Klosi theksoi së mbrojtja e interesave të shtresës së mesme është nje ndër hapat kryesorë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.Blendi Klosi: Ne si Ministri jemi shumë të interesuar që shtresa e mesme, njerëzit të cilët duan të jetojnë me një punë të denjë, njerëzit të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre, të familjes së tyre nëpërmjet punës së denjë të kenë mbrojtje sociale nga shteti shqiptar.Në përmbyllje të fjalës së tij, Ministri vuri në dukje së Shqipëria nuk do këtë progres nësë nuk do të harmonizohen interesat e ndryshmë të shoqërisë, duke njohur të shkuarën dhe duke kontribuar për të ardhmen.