Nishani shpall Kukësin 'Nderi i Kombit': U shmang një katastrofë humanitare
Edhe pse para 16 viteve Kukësi u bë qyteti i parë në botë që kandidonte për çmimin 'Nobël' për mikpritjen dhe bujarinë ndaj popullsisë Kosovare, pasi okupatori serb i dëboi me dhunë , Presidenti i Republikës së Shqipërisë i ka akorduar këtij qyteti tutullin 'Nderi i Kombit'.Kreu i shtetit e cilësoi unike dhe të papërsëritshme pritjen që kuksianët u bënë kosovarëve gjate Eksodit 99 dhe se ndjehej krenar për nivelin e lartë të solidaritetit të të gjithë banorëve të këtij qyteti.Nishani: Nuk u lejua që kriza e refugjatëve të shndërrohej në një katastrofë humanitare. Çfarë në ato kohë Millosheviçi dëshironte, pa dyshim për të akuzuar më pas edhe perëndimin. Ju shpëtuat jetën e mijëra njerëzve. Ju u kujdesët për të sëmurë, të plagosur, të keqtrajtuarit nga një ushtri kriminale e kohës e Serbisë. Në cilësinë e kreut të shtetit, por edhe si qytetar i këtij vendi të ndaj me ju krenarine e të qenit krenar bashkëatdhetari juaj dhe ti akordoj bashkisë së Kukësit, dekoratën e lartë "Nderi i Kombit"Në vitin 1999 më shumë se gjysmë milioni banorësh të ardhur nga Kosova për shkak të shpërnguljes me dhunë nga forcat Serbe u strehuan në kampet dhe shtëpitë e kuksianëve ndërsa 400 mijë të tjerë kaluan përmes këtij qyteti për tu vendosur në qytet e tjera të Shqipërisë.Në vitin 2000 Kukësi ishte qyteti i parë që u kandidua për cmimin 'Nobël' për paqe.Titulli “nderi i Kombit” është një ndër më të lartët në Republikën e Shqipërisë dhe ky vlerësim i jepet për herë të parë një qyteti./Oranews.tv/