Ndodhën brenda natës në Tiranë: Eksploziv makinës, digjen 4 automjete
Dy ngjarje kriminale janë shënuar brenda 2 orëve në kryeqytet pas mesnatës së 15 prillit 2016. Një sasi eksplozivi është vendosur poshtë derës së një makine emigrant në Itali, ndërsa në një ngjarje të dytë djali vendos "të hakmerret" ndaj ish të fejuarës duke djegur makinat e motrës së kësaj të fundit. Policia njoftoi sot në mëngjes për ngjarjet duke shtuar se pas tyre fshihen konfliket.Eksploziv makinës së shqiptarit emigrant në ItaliRreth orës 00:20, në rrugën "Llambi Bonata", në garazhdin e banesës së shtetasit G. Sh., 37 vjeç, banues më Itali,ka ndodhur një shpërthim eksplozivi.Policia informon "për një sasi lënde plasëse që është vendosur poshtë derës së pasme të pasagjerit të makinës që ishte në pronësi të 37 vjeçarit. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale. Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarje të jetë një konflikt i vjetër". Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.Djali hakmerret ndaj ish të dashurës, i djeg makinat Rreth orës 02:40 në Unazë të Re, në afërsi të hotel "Roland", janë 4 makina. Dy prej tyre, Nissan" dhe "Opel", në pronësi të shtetases A. A., 32 vjeçe, banuese në Tiranë janë djegur plotësisht ndërsa janë dëmtuar pjesërisht mjetet tip "Mercedes Benz" dhe "Skoda", të parkuara pranë tyre.“Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, po punojnë për shoqërimin e këtij shtetasi.Shtetasi O. M., ka qënë i fejuari i motrës së shtetases A. A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Objektivi i këtij shtetasi kanë qënë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A., dhe të bashkëshortit të saj, dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve" informon policia.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale, "Shkatërrim i pronës me zjarr" parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.[caption id="attachment_724449" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Automjetet e djegura ( "Mercedes Benz" dhe "Skoda" )[/caption][caption id="attachment_724453" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Automjetet e djegura "Nissan" dhe "Opel"[/caption]/Oranews.tv/