Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Nuk kemi për detyrë ti mbushim sallat znj.Dibra
Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka reaguar ndaj akuzave të kandidates për Rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta Dibra, se po pengohet për të bërë fushatë.Në një deklaratë për mediat, kancelari i këtij Fakulteti, Besnik Goxhaj, thotë se në përputhje me rregulloren zonjës. Dibra i janë miratuar oraret dhe sallat për takim sipas kërkesës së saj.“Administrata e fakultetit nuk ka për detyrë t’i mbushë sallat znj. Dibra, por është detyrë e stafit të saj elektoral, që me sa duket edhe atë e paska të paaftë”, thekson Kancelari i në deklaratë.Goxhaj shton më tej se në dizpozicion të znj. Dibra sot nga ana e FSHN kanë qenë 2 specialistë të Degës së Administrimit dhe Shërbimeve, 2 Specialistë nga Dega e IT, 2 punonjëse sanitare dhe një roje.Por sipas tij, Znj. Dibra refuzoi të përdorë foninë e vendosur enkas për atë në sallën 410B, ndoshta sepse ata rreth e rrotull saj nuk ishin më larg se qëndrimi në një tavolinë kafeje.Sa për posterat që kandidatja Dibra thotë se i janë hequr, Goxhaj deklaron se ato u vendosën që ditën e djeshme në të gjitha stendat e departamenteve, në po ato vende ku janë vendosur edhe për kandidatin tjetër.