Papa largohet nga Lesbos me 12 sirianë, mesazh emigrantëve: Nuk jeni vetëm
Papa Françesku ka përfunduar vizitën e tij historike në ishullin grek Lesbos, duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij për emigrantët. Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjtë përcolli edhe njëherë mesazhe solidariteti, duke kërkuar nga të gjitha shtetet botërore që të tregohen më mikpritëse me azilkërkeusit. Gjatë kthimit të tij në Vatikan, Ati i Shenjtë ka marrë me vete edhe 12 refugjatë sirianë. Një komunikim zyrtar bëri me dije se bëhet fjalë për tre familje myslimanësh, mes të cilëve ka edhe gjashtë fëmijë.'Me vizitën time dua t'ju tregoj se nuk jeni vetëm', kështu është shprehur Papa Françesku gjatë fjalimit të tij përpara emigrantëve të ishullit grek Lesbos.I shoqëruar nga lideri shpirtëror i ortodoksëve Bartholomeu si dhe nga kreu i kishës ortodokse greke Jeronimos, Ati i Shenjtë kërkoi nga liderët botërorë që të tregohen më solidarë me emigrantët, teksa shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij për këta të fundit.Papa Françesku: Te dashur vëllezër dhe motra, sot kam ardhur tek ju për t'iu treguar që nuk jeni vetëm. Përgjatë këtyre javëve dhe muajve keni patur jo pak vështirësi. Shumë prej jush gjetën forcën që të largohen nga lufta dhe persekutimi për një të ardhme më të mirë për fëmijet dhe të vegjëlit tuaj. Vetëm ju e dini dhimbjen e braktisjes së gjithçkaje për një të ardhme të paparashikuar.Nga ana tjetër, lideri i ortodoksëve Bartholomeu u shpreh se kriza e emigrantëve nuk është një çështje që ka të bëjë vetem me disa shtete të caktuara, por theksoi se ky problem i përket të gjithë botës.Ai tha gjithashtu se deti Mesdhe nuk duhet kthyer në një varr për azilkërkuesit, pasi ai është një vend jete.Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kreu i kishës katolike greke Jeronimos, i cili tha se shpresonte që kjo vizitë të ndryshonte kursin e qasjes së shteteve ndërkombëtare në lidhje me krizën.Ai bëri një apel për OKB-në dhe të gjitha vendet e botës, ku kërkoi më shumë mbështetje për refugjatët.Papa Françesku u prit fillimisht nga Kryeministri grek Aleksis Tsipras.Ata mbajtën edhe një takim, ku diskutuan pikërisht rreth emigrantëve.Më pas, Ati i Shenjtë sëbashku me dy përfaqësuesit e lartë të kishës ortodokse takuan një për një të gjithë emigrantët që kishin dalë për t'i pritur.Gjatë kthimit të tij në Vatikan, Ati i Shenjtë ka marrë me vete edhe 12 refugjatë sirianë.Një komunikim zyrtar bëri me dije se bëhet fjalë për tre familje myslimanësh, mes të cilëve ka edhe gjashtë fëmijë.Kjo është vizita e dytë e kësaj natyre e Papa Françeskut.Në vitin 2013 ai udhëtoi drejt ishullit siçilian të Lampedusës, i cili ka qënë pritësi i mijëra emigrantëve./Oranews.tv/