Feja në shkolla, Rrokaj: Nuk cënohet laiciteti
Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj mbështet projektin e qeverisë për futjen e historisë dhe kulturës fetare në shkolla. Në studion e lajmeve të Ora News, profesor Rrokaj tha se kjo nismë jo vetëm që nuk e cënon laicitetin e shkollave por e frocon atë.Rrokaj: Nuk mendoj se cënohet laicitetit, madje futja e kulturës fetare e plotëson laicitetin në shkollë.Duke mos kërkuar mos ngatërruar laicitetit me ateizmin Rrokaj vlerëzon se zbatuar drejt kjo nismë do të ndihmonte në promovimin e harmonisë fetare në vend, jo vetëm me slogane, por edhe duke e bërë atë pjesë të vetëdijes së gjithësecilit.Rrokaj: Ne duhet ta promovojmë këtë pjesë të mirë që kemi, por jo promovim thjesht nëpëmrjet slloganeve që vijnë në momente vizitash të personaliteteve, por ta kthejmë në ndërgjegjen e cdo shqiptari që të ketë kulturën e duhur edhe për fenë e tjetrit.Si garanci ai sheh hartimin e librit nga ekspertë laikë dhe mësimdhënie nga mësues të trajnuar.Rrokaj: Duhet të ketë një libër të thotë çjanë fetë, përse i duhen fetë njerëzimit, ç’janë fetë në Shqipëri, cilat janë. Specialistë të dalën nga institucionet publike, socialogë, filozofë. Natyrisht për hartimin e teksteve mund të bashkëpunojnë për çështje të caktuara, por tekstet do të hartohen dhe duhet të hartohen nga persona laikë.Rrokaj thotë se shkolla nuk mund të shmanget nga detyrimi i saj për të përcuar dijen dhe për kulturat fetare, pasi deri më sot informacioni i cunguar apo i shtrënguar është përcjellë sponatanisht./Oranews.tv/