Kamerat e sigurisë, biznesi kundër: Taksë e fshehtë, investimi fillestar 30 mln euro
Biznesi i madh ka rikthyer debatin për kamerat e sigurisë pas kthimit të ligjit për rishqyrtim në Parlament nga presidenti Bujar Nishani. Konfindustria e konsideron ligjin një taksë të fshehtë për biznesin dhe hedh dyshime për fshehjen e interesave të tjera.Kthimi i ligjit për masat shtesë së sigurisë për shqyrtim nga Presidenti Nishani ka hapur sërish debatin jo vetëm mes politikës, por edhe biznesit.Konfindustria ngre shqetësimin se miratimi i ligjit do të jetë një kosto shtesë për bizneset. Sipas administratorit Gjergj Buxhuku vetëm investimi fillestar llogaritet në 30 milionë euro.Buxhuku: Në bazë të të dhënave që vinë pranë Konfindustrisë mendohet që investimi total i parashikuar nëse do të kalonte në këtë mënyrë projektligji i cili tashmë po diskutohet në Komisionet e Kuvendit arrin shifra deri në 30 milion euro investim përveç kostove të menaxhimit të sistemit, mirëmbajtjes më vonë. E shkruajtur në këtë formë praktikisht kjo do të ishte një taksë e re shtesë e fshehur e biznesit.Buxhuku thjotë se asnjë vend të Europës bizneset nuk detyrohen me ligj të vendosin sisteme sigurie, ndërsa ngre pikëpyetje se ligji fsheh interesa të tjera.Buxhuku: Pjesa dërmuese e bizneseve i kanë kamerat e sigurisë, problemi është se zgjidhjet në këtë rast duhet të jenë orientuese jo detyruese. Edhe për mënyrën sesi do të menaxhohet më pas sistemi, në çdo rast ekziston rreziku si pasojat e pakëndshme me historinë e kasave fiskale, me gjithë problematikën që ato kishin.Konfindustria kërkon që domosdoshmeëisht ky ligj duhet të shoqërohet me kostot financiare.Pas kthimit të ligjit nga Presidenti, Ministri Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se drafti është hartuar me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar se mazhoranca do të rrëzojë dekretin e Nishanit.