Qendër zhvillimi për fëmijët me aftësi të kufizuar, Klosi: Strehë dhe për fëmijët e rrugës
Fëmijët me aftësi të kufizuara në Lushnje do të kenë një mundësi më shumë për tu trajtuar dhe ndihmuar për të zhvilluar një jetë sa më normale.Hapja e Qendrës Ditore të Zhvillimit, një financim i Qeverisë zvicerane, ka mundësuar trajtimin e të paktën 30 fëmijëve me aftësi ndryshe.Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, pas inagurimit të qendrës vlerësoi se do të jetë një strehë dhe për fëmijët e rrugës.Klosi: Ne po ngremë disa qendra që u ofrojnë fëmijëve me aftësi të kufizuar apo fëmijëve të cilët janë në situatë rruge. Fushata “Unë mbroj fëmijët” është një fushatë që kërkon që sensibiliteti për mbrojtjen e një grupi kaq të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare siç janë fëmijët, nuk mund të jetë një përpjekje vetëm qeveritare, por do një përpjekje shumë më të madhe të pushtetit vendor dhe duhet një konsensus shumë më i madh me gjithë shoqërinë shqiptare.Ministri Klosi garantoi se qendra të tilla të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara do të ketë dhe në Bashkitë e tjera të vendit.