Reagon ashpër Zaev: Vendimi i Ivanov grusht-shteti për Maqedoninë, të dorëhiqet

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ivanov për ndërprerjen e të gjitha procedurave penale që janë ngritur kundër politikanëve në Maqedoni, edhe të pushtetit edhe të opozitës.Në një dalje për mediat ai e cilësoi vendimin e Ivanov grusht-shteti për Maqedoninë, ndërsa kërkoi dorëheqjen e tij si President.Zaev: “Grusht-shtet ndaj Maqedonisë. Vendimi i Ivanovit është tentim për shpëtim nga krimi dhe korrupsioni që i kanë bërë shtetit. Ivanov u bë pjesë e krimit. Prej sot nuk ekziston shteti i së drejtës. Shkelen Ligjet, Kushtetutën, qytetarët e Maqedonisë. Sot e varrosën Marrëveshjen e Përzhinës. Prej sot bashkë me qytetarët do ta kthejmë dinjitetin e shtetit. Kërkojmë nga Ivanov të jap dorëheqje. Kuvendi duhet të mblidhet dhe të debatoj rreth vendimit të Ivanovit.Kriminelët duhet të përgjigjen për krimet”.E ndërsa emri i tij figuronte në listën e të amnistuarve, Zaev tha se nuk kërkon dhe nuk pranon amnisti.Zaev: “Nuk kërkoj dhe nuk pranoj amnisti. Nuk jemi të gjithë njësoj dhe nuk jemi të gjithë kriminelë.Nuk dua të jem i falur, nuk jam kriminel. Nuk dua të më fusin në një shportë me të tjerët".Kreu i LSDM-së u bëri thirrje juristëve të japin komentet e tyre ndaj këtij vendimi, ndërsa nuk mungoi dhe apeli drejtuar qytetarëve për protesta.Zaev: “Unë Zoran Zaev do tu prijë qytetarëve në luftën për një Maqedoni demokratike. Ose Gruevski ose Maqedonia. Ivanov sot ka sqaruar një dilemë, duhet të fitoj dhe do të fitoj Maqedonia. Mesazhi për protesta besoj se u përcoll tek qytetarët”.