Këlliçi merr pjesë në punimet e DEMYC, takime me të rinjtë e trojeve shqiptare
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në punimet e DEMYC (Democrat Youth Community of Europe), e cila është organizata politike më e vjetër në Europë e të rinjve të qendrës së djathtë, në Shkup të Maqedonisë.Në fjalën e tij, Kelliçi ndau me delegatët nga e gjithë Europa shqetësimin e tij dhe të rinjve demokratë shqiptarë për situatën e rëndë ekonomike, papunësinë e të rinjve e cila kap shifrat zyrtare 33%, procesin e dekriminalizimit i cili do të ndalë promovimin e njerëzve me të shkuar kriminale si dhe eksodin masiv të shqiptarëve.Nga ana tjeter, ai informoi të rinjtë europiane mbi modelin tjetër të cilin ofron Partia Demokratike dhe Kryetari Basha i cili që prej fillimit, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë promovimit të të rinjve në parti.“Së fundmi, mbështetja e z Basha ndaj të rinjve u demonstrua muajin e kaluar ku deklaroi publikisht se do t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PD që në zgjedhjet e ardhshme, 35% e kandidatëve për deputete të PD, të vijnë nga rradhët e FRPD” tha ai.Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike u takua edhe me mjaft të rinj shqiptarë në Maqedoni si me Ministrin e sapo emeruar të Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, Faton Pollozhani zv. Ministër i Transportit dhe Ministrin e Ekonomisë Driton Kuçi.Kryetari i FRPD zhvilloi edhe një vizitë në Preshevë ku u prit nga kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare atje.Në takim u diskutua mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe diskriminimi nga ana e qeverisë qendrore serbe në ndarjen e fondeve për Komunën dhe mungesën e ndihmës në përballimin e krizës së refugjatëve.Me përfaqësues të Forumit Rinor të PD në Preshevë u nda shqetësimi i papunësisë të të rinjve dhe reduktimi i kuotave nga ana e Ministrisë Shqiptare të Arsimit për studentë të Preshevës.Vizita në trevat shqiptare u mbyll në Prishtinë me kryetarin e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi.Thellimi i bashkëpunimit midis FRPD dhe FRLDK ishte tema kryesore për të cilën u bisedua.Në përfundim të vizitave në trevat shqiptare me përfaqësues të Forumeve Rinore nga Maqedonia, Kosova dhe Presheva u ra dakord për fillimin e bashkëpunimit midis Forumeve Rinore, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin e përbashkët dhe për mundësinë e organizimit në muajt që vijnë të një takimi në Tiranë me të gjithë përfaqësuesit e Forumeve Rinore të trevave shqiptare.