Me 14 prill intervista me gojë dhe testi psikologjik për 300 konkurentët e dytë

Të  enjten me 14  prill  në orën  07:30, në Akademinë e Sigurisë, zhvillohet intervista me gojë dhe testi psikologjik me 300 konkurrentët e dytë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe konkurrentë të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Durrës, të cilët janë kualifikuar pas fazave të testimit me shkrim dhe testimit fizik.Aplikantët duhet të paraqiten me fletën e pranimit dhe dokument identifikimi (Pasaportë ose Kartë Identiteti).Aplikantët e tjerë do të njoftohen në vijim për ditën dhe orën e intervistës me gojë dhe testit psikologjik.Në udhëzuesin për Aplikim, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al (rubrika Akademia e Sigurisë) është përcaktuar: “c)intervista me gojëQëllimet e intervistës me gojë janë të vlerësojë:a.   aftësitë   e aplikantit   për të   menduar,   analizuar,   komunikuar   dhe   marrë vendime;b. aftësitë e aplikantit për të reaguar në mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;c. përshtatshmërinë e aplikantit për t’u bërë punonjës Policie

  1. Komisioni  i  Intervistës  i  bën  aplikantit  pyetje  të  strukturuara,  të  cilat  nuk  kërkojnë njohuri  paraprake  të  teknikave  apo  praktikave  policore.  Pyetjet  testojnë  aftësitë  e aplikantit  për  të  komunikuar  qartë,  për  të  shprehur  ide  dhe  koncepte,  si  dhe  për  të analizuar dhe marrë vendime.
3. Komisioni e kryen intervistën me gojë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara dhe vendos  për  secilin  aplikant  rezultatin  numerik  bazuar  në  një  mekanizëm  të  miratuar vlerësimi.ç)kontrolli psikologjikKandidatët   e   përzgjedhur   i   nënshtrohen   kontrollit psikologjik   nga   psikologë   të licensuar  për  të  përcaktuar  përshtatshmërinë  e  tyre  nga  pikëpamja  psikologjike  për  të kryer detyrat e punonjësit të Policisë.”