Shoqata "Devolli" shpall 2016-ën vitin jubilar të Dritëro Agollit

Viti 2016, që përkon edhe me 85-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit është shpallur nga shoqata "Devolli" viti jubilar i shkrimtarit. Me këtë rast, në vendlindjen e poetit në Menkulas u organizua një "Konference letrare".“Viti 2016 të shpallet viti i Dritëroit dhe në këtë kuadër kemi menduar veç aktiviteteve të tjera që do këtë në çdo rreth dhe në çdo degë ku shtrihet Shoqata “Devolli”, por thamë që aktiviteti i këtij viti jubilar ti fillojmë me vendëlindjen e tij që përkojnë me Menkulasin”Miq, të ftuar dhe banorë të zonës ndanë mes tyre kujtime për Dritëroin. Një nga mësuesit e fshatit e kujton kështu poetin.“E kam ndjekur hapa pas pahi, prej tij kam mesuar si duhet të duam atdheun dhe artin, dhe kete dashuri duhet  t’ua percjellim gjithe brezave. Dritëroi është patriarku i letrave shqipe, në 85 vjetori  e tij do të punohët me përkushtim”, tha një mësues i fshatit.Në nisje të aktivitetit u çel edhe një ekspozitë me fotografi dhe dokumente të jetës së shkrimtarit. Ndërkohë, përgjatë këtij viti jubilar do të organizohen edhe një seri aktivitetesh kulturore, letrare, akademike dhe historike jo vetem ne Tirane, por edhe Prishtine./Oranews.tv/