Referendumi, Blushi i kërkon Ruçit ti vihet në dispozicion materiali zgjedhor
Shqetësimin dhe pretendimin se referendumi i 9 prillit është manipuluar, Ben Blushi e ka ngritur në mbledhjen e grupit parlamentar, i cili u drejtua nga Gramoz Ruçi, për shkak të axhendës jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama.Blushi i ka kërkuar grupit që t'i vihej në dispozicion materiali zgjedhor, kërkesë që u ripërsërit për mediat dhe jashtë mbledhjes.Blushi: Unë jam i bindur që kutitë janë mbushur, pjesmarrja është më e ulët nga të gjithë informacionet që unë kam. Pavarësisht nga kjo kam kërkuar që të dorëzohen materialet zgjedhore për kutitë. Nëse doni ta dini, sot akoma nuk ka një rezultat referendumi, nuk dihen se në 308 kuti si është votuar në secilën prej tyre. Nuk dihet rezultati për Bashki, dihet një gjë e përgjithshme. Kam kërkuar të ketë dorëzim të materialeve të këtij referendumi në mënyrë që të ketë mundësi për tu verifikuar.Por në mungesë të Ramës, në mbeldhjen me dyer të mbyllura përgjigjen Blushi e mori nga Gramoz Ruçi, duke i kërkuar që kërkesën e tij në lidhje me materialin zgjedhor mund ta paraqesë pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë, pasi grupi nuk ishte organi i përshtatshëm.Ndërkohë në mbledhjen e grupit, deputeti Erion Braçe ka kritikuar Ministrat për mungesën e tyre në seancën e fundit plenare."Ne zihemi duke mbrojtur punën tuaj, ndërsa ju nuk jeni në seancë" - mësohet të ketë thënë Braçe.Shqetësimi i Braçes ka gjetur mbështetjen e Gramoz Ruçit, i cili u ka kujtuar Ministrave se prezenca në seancë plenare, përveçse një porosi e hershme që shpesh harrohet, është edhe një detyrim.