Pasiguria e ushqimeve, AKU pranon problematikat por nuk jep zgjidhje
Vijon të ketë pakënaqësi në radhët e qytetarëve në lidhje me sigurinë ushqimore. Cilësia dhe datat e skadencës të falsifikuara mbeten problemet kryesore, që kanë zbehur besimin e qytetarëve se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të veprojë në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të analizës vjetore , kreu i AKU-së pranon problematikat por nuk jep zgjidhje konkrete gjatë vitit 2016.Qytetarët ndihen seriozisht të rrezikuar nga konsumi i produkteve ushqimore, si për cilësinë e ushqimit ashtu edhe për skadencën që shpesh falsifikohet. Të pyetur nga Ora News se sa të sigurtë jane për ushqimet që konsumojnë, ata shprehen:Qytetar: “Aspak. I kontrollojmë, më shumë janë të skaduara. I kthejmë prapë”.Qytetar: “Të sigurtë nuk jemi sepse i vetmi institucion që është kot është Agjencia e Ushqimit”.Qytetar: “Makarona, mish e ushqime të tjera janë krejt të skaduara.I ndrrojnë datën e skandencës, thonë janë origjinale”.Qytetare: “Ato që përbëjnë më shumë shqetësim për mua janë çokollatat, ëmbëlsirat që janë të paketuara”.Por ka edhe qytetarë të cilët e kanë humbur shpresën që mund t’i jepet zgjidhje kësaj situate.Qytetare: “Jemi pa shpresa”.Qytetar: “Te ne është e pamundur derisa të krijohet një kulturë. Do kohë që të arrihet kjo”.Qytetar: “Thertorja këtu bëhet në mes të rrugës e thotë: hajde se është mish i freskët, me plehrat. Është katastrofë”.Gjatë prezantimit të analizës vjetore të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, vetë Kreu i këtij institucioni pranon këto problematika por nuk parashtron asnjë zgjidhje konkrete për vitin 2016.Isuf Shehu: “Sfida është e madhe: Standartizimi i proçedurave të inspektimit dhe rritja e cilësisë së inspektimit, kontrolli i vazhdueshëm, vënien në efiçencë të plotë të laboratorëve rajonalë, ndërgjegjësimi i konsumatorit për sigurinë ushqimore dhe të cilësisë së tyre si dhe përmirësimi i klimës së prodhuesve vendas".Derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare, qytetarëve ju mbetët ta kryejnë vetë rolin e AKU, duke mos i blerë ushqimet e skaduara dhe duke bërë kujdes me blerjet në tregje jashtë standarteve edhe pse AKU vijon të mos pengojë ushtrimin e aktivitetit të tyre./Oranews.tv/