Vetëm për 6 euro "Mossack Fonseca” do të kishte ndalur skandalin botëror!
Vetëm 6 euro dhe 13 cent mund ta kishin shpëtuar kompaninë "Mossack Fonseca” nga shpërthimi i skandalit botëror të “Panama Paper’s”.Duket e pabesueshme në fakt, por shuma në fjalë mund të rriste sigurinë e faqes së saj “Word Press”, në mënyrë që të mos rridhnin 11.5 milionë dokumentet.Deri më tani, skandali i ka kushtuar postin e kryeministrit kreut të qeverisë së Islandës dhe buzë 'greminës' ndodhet edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron dhe presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri.Shuma prej 6 eurosh do ta ndihmonte kompaninë për të rinovuar aftësisë e platformës së faqes së saj Wordpress. Në vitin 2014, faqja e saj ka rënë pre e hakerave. Shuma e vogël do të jepet për sigurinë e divizionit “Wordfenc”.Pas analizës së të dhënave teknike, Wordpress ka zbuluar se kompania panameze përdorte një version me defekt të aplikacionit “Revolution Slider”. Aplikacioni ishte përditësuar nga kompania e programit, por këtë përditësim nuk e kishte kryer kompania ligjore me bazë në Panama, çka do t’i siguronte më shumë siguri ndaj viruseve në arkivin e saj.Domeni është vënë nën mbikëqyrje të kompanisë amerikane “incapsula” e specializuar për mbrojtje nga sulmet kompjuterike, ndërsa më 6 prill është kryer transferimi në serverat e Lower Hutt, në Zelandën e Re./Ora News/