Protesta në Portëz, naftëtarët letër Ramës e Gjiknurit

Punëtorët e kompanisë naftënxjerrëse TransAtlantic Petrolium LTD kanë protestuar sërish këtë të hënë në Portëz të Fierit.Ata thonë se po protestojnë sërish për pagat që nuk i marrin por edhe për kërcënimet për heqje nga puna që po u bëhen disa punëtorëve pas protestës së javës së shkuar.Naftëtare: “Janë njoftuar disa punonjës të kompanisë të paraqiten në Tiranë për të diskutuar për marrëdhëniet e punës në kushte që marrëdhëniet e punës diskutohen midis punëdhënësit dhe punëmarrësit . Ne jemi konfuzë për çfarë po ndodh tek ne”.Punëtorët e kësaj kompanie kanë nënshkruar të gjithë një letër, e cila do t’i dërgohet Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Linjës Damian Gjiknuri përmes së cilës kërkojnë marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e situatës në këtë kompani.Naftëtare: “Duke qënë se jemi në konçension 100% me asete shtetërore kërkojmë: të ndalohen vendimet e ndërmarra për diskutim të marrëdhënies së vetë punës sa të qartësohet administratori dhe kompania që operon në këto burime. Të jepet urgjentisht rroga e marsit për të gjithë punonjësit e kompanisë. Të ndërhyjë shteti me strukturat e tij, inspektoriat pune, ministri, Albpetrol si palë e marrëveshjeve dhe pronar i asteve AKBN për të qartësuar situatën në të cilën ne ndodhemi".Punonjësit e kompansë naftënxjerrëse kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk miratohen atëherë ata do të ndalin punën duke mbyllur vendburimin e naftës./Oranews.tv/