Bie miti gjerman dhe ai francez për birrën dhe verën, konsumi edhe për Shqipërinë
Shpesh janë krijuar stereotipa për vende të caktuara në lidhje me ushqimin ose pijet. Italianët është krijuar miti se shquhen për makaronat, francezët për verën, ndërsa gjermanët për birrën.Festivali i Birrës në Gjermani është më i madhi në botë. Megjithatë, një studim i publikuar së fundi nuk tregon rezultate kushedi të befasishme për këto mite të krijuara.Jakub Marian, në artikull në “The Indipendent” paraqet dy harta të Evropës rreth konsumimit të birrës dhe verës përgjatë një viti për kokë banori.Të dhënat janë bazuar nga studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gjetjet janë të mira, por jo aq të befasishme.Megjithëse besohej gjerësisht se gjermanët konsumonin më shumë birrë, në fakt janë çekët, pasi ata konsumojnë rreth 149 litra në vit, e më pas vijnë austriakët, me 108 kg, ndërsa gjermanët janë në vend të tretë.Në Shqipëria, konsumohet rreth 20 litra birrë në vit mesatarisht për çdo banor, ndërsa në Mal të Zi është 11 litra, ndërsa në Itali është 29 litra. Mesatarja nxirret nga sasia e birrës së konsumuar dhe numrit të banorëve.
VerëKur është puna për verën, nuk janë francezët në vend të parë, por portugezët. Kështu, në Portugali konsumohet rreth 55 litra verë për frymë, ndërsa në Francë dy litra më pak, e ndjekur nga Andorra (48), Danimarka, Sllovenia dhe Kroacia me rreth 42 litër.Befasia është se gjermanët nuk duken të etur për verë, duke konsumuar vetëm 25 litra në vend, ndërsa konsumatorët më të ulët janë vende të tilla si, Shqipëria, Lituania dhe Estonia me 11 litra.Britanikët nuk janë konsumatorë të mëdhenj të kësaj pijeje alkoolike, duke konsumuar rreth 30 litra në vit.
/Ora News/