Basha: Të garantohet vota e lirë, duhet votim dhe numërim elektronik
Votimi dhe numërimi elektronik si instrument i rëndësishëm që siguron transparencë, do të jetë fokusi dhe përqëndrimi i demokratëve për reformën në drejtësi për të cilën ka nisur zyrtarisht puna.Kjo u bë e ditur nga kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha, pas një takimi me aleatët opozitarë. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, aleatët i kanë kërkuar kryetarit të demokratëve ndryshim të sistemit zgjedhor.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në tryezë gjithë aleatët e tij opozitarë, me fokus përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Burime brenda mbledhjes, bënë me dije se partitë aleate i kanë kërkuar kreut të opozitës ndryshim të sistemit zgjedhor, duke ofruar si model sistemin proporcional kombëtar.Kryetari i opozitës u ka sugjeruar aleatëve që kjo çështje të diskutohet në një moment të dytë.Lulzim Basha, mendon se tani ka rëndësi numërimi dhe votimi elektronik.Basha: Strategjia jonë e cila po rakordohet me të gjithë partitë politike pjesëmarrëse në këtë tryezë e do të rakordohet edhe me parti të tjera politike që kanë shprehur interesin ti bashkëngjiten tryezës, parashikon: 1. garantimin e votës së lirë, 2. garantimin e numërimit të votës. Për këto të dyja ka një sërë opsionesh ku nuk përjashtohet mundësia për votimin elektronik, numërimi elektronik i cili është tashmë një realitet ligjor që duhet respektuar që në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo kërkon përgatitje. 3. Çështja e financimit të partive, që do të thotë kriminalizim i donacioneve private, financim i drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Por jemi të hapur të diskutojmë çdo alternativë tjetër që pamundëson miliardat e korrupsionit qeveritar të derdhen me lugë kafeje për të blerë votën e për të ushtruar presion mbi votuesit. E padyshim 4. zbatimi deri në një i ligjit të dekriminalizimit dhe 5. garantimi i lirisë së medias.Këto janë 5 shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet propozimi ynë, propozim i cili do të marrë formë finale pas diskutimit të kësaj platforme nga të gjithë partitë e koalicionit opozitar.Basha tha se Partia Demorkatike dhe koalicioni opozitar do të bëjnë gjithçka për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.Me aleateët Basha diskutoi edhe për mundësinë e një platforme të përbashkët.Basha: Kemi diskutuar për çështjen e platformës opozitare, propozimin tonë për t’i dhënë shqiptarëve një ekonomi që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët. Dhe jo një ekonomi të dobët, një të sotme dhe të nesërme të pasigurt për hir të një grushti oligarkësh që rrëmbejnë miliardat e buxhetit të shtetit. Që kanë shndërruar shëndetësinë përmes kryehajdutit dhe kriminelit të luftës Ilir Beqaj në sektorin ku torturohen shqiptarët.Të një klime biznesi që nxit investimet e brendshme dhe të huaja dhe nuk i fik ato pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë e cila në gjashtë muaj vazhdon t’ë ulë interesin por pa asnjë reagim pozitiv nga ekonomia.Pjesë e takimit të tryezës opozitare krahas aleatëve historik u bë dhe Agron Duka, i cili disa javë më parë mori zyrtarisht drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste. /Oranews.tv/