Në Iran mbërrijnë raketat e para tokë-ajër S-300, ia bleu Rusisë
Irani ka mbyllur me sukses fazën e parë të blerjes së disa raketave tokë-ajër të llojit S-300 nga Rusia, veprim ky që mund të nxisë një reagim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite, vende të cilat e kanë kundërshtuar më herët këtë akord të arritur mes palëve që prej vitit 2007. Shtetet perëndimore dyshojnë se kjo teknologji ushtarake mund të përdoret nga Teherani për të mbrojtur zonat e zhvillimit të programeve bërthamore. Raketat tokë ajër të llojit S-300 mund të përdoren për të qëlluar objektiva të ndryshëm ajrorë siç mund të jetë avionët ushtarakë si dhe raketat e tjera që mund të përbëjnë një kërcënim.Rusia ka nisur proçesin e dërgimit të raketave tokë-ajër të llojit S-300 në Iran, në bazë të një marrëveshjeje të firmosur në vitin 2007, e cila është kundërshtuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite.Akordi i arritur më herët për shifrën e 800 milionë dollarëve u pezullua fillimisht nga Vladimir Putin në vitin 2010 për shkak të kërcënimeve të Perëndimit në lidhje me mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare, por më pas u riaktivizua sërish me urdhërin e liderit të Kremlinit.Ende nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara ose vendet e tjera të cilat kanë shprehur kundërshtinë e tyre në lidhje me dërgimin e raketave në Iran, ndaj nuk dihet nëse do të ketë një propozim real për të vendosur sanksione ndaj Iranit dhe Rusisë.Lajmi për nisjen e proçesit të dërgimit të armative u konfirmua edhe në rrugë zyrtare nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hossein Jaberi-Ansari, i cili tha se ka përfunduar faza e parë e zbatimit të kontratës, por nuk bëri me dije numrin e raketave të vendosura në Iran.Raketat tokë ajër të llojit S-300 mund të përdoren për të qëlluar objektiva të ndryshëm siç mund të jetë avionët ushtarakë si dhe raketat e tjera që mund të përbëjnë një kërcënim.Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani mund t'a përdorë këtë sistem raketash për të mbrojtur zonat e zhvillimit të programeve bërthamore.Më herët Teherani firmosi një marrëveshje për të evituar sanksionet në këmbim të braktisjes së zhvillimit të programeve nukleare.Megjithatë, implementimi i marrëveshjes së arritur me Rusisë për blerjen e raketave tokë-ajër mund të ngrihet si problematikë në mbledhjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara./Oranews.tv/