Klosi sqaron: Nuk përjashtohen nga ndihma ekonomike familjet që kanë një televizor

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka sqaruar shqetësimet dhe akuzat e ngritura mbi ndryshimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe përjashtimin prej saj të familjeve që kanë televizor.Gjatë prezantimit të ndryshimeve të projektligjit në Komisionin e Ekonomisë, Ministri bëri me dije se janë refuzuar rreth 14 mijë familje per shkak të deklarimeve të rreme. Ndërkohë Kreu i Komisionit të Ekonomisë ngriti si problem verifikimin e të ardhurave nga emigrimi dhe bujqësia.Ministri i Mirëqënies Sociale ka hedhur poshtë akuzat se familjet që kanë televizor nuk do të marrin ndihmë ekonomike.Gjatë prezantimit të ndryshimeve në projektligj në Komisionin e Ekonomisë Blendi Klosi sqaroi se këto të dhëna do përdoren thjesht si informacione dhe nuk do të jenë kritere që do të vendosin për dhënien e ndihmës ekonomike.Klosi: "Në asnjë rast rast ndihma ekonomike nuk hiqet nëse ke televizor edhe me ngjyra edhe pa ngjyra. Në asnjë rast ndihma ekonomike nuk hiqet nëse ke një mjet komunikimi në familje apo ke qoftë edhe një punë. Ndihma ekonomike ju jepet familjev ju jepet familjeve të varfëra".Klosi deklaroi gjithashtu se ka pasur abuzime me deklaratat dhe kjo ka bërë që mbi 14 mijë familje të mos përfshihen në skemë.Klosi: “Numri i familjeve të refuzuara për deklarata të rreme është 14 232”.Deputetët e maxhorancës ngritën disa pikpyetje në lidhje me vërtetimin e të ardhurave që vijnë nga emigrimi dhe bujqësia.Braçe: “Të ardhurat nga bujqësia janë totalisht informale.Kurse remitancat e emigrantëve në zonat rurale nuk vijnë as përmes postës as përmes sistemeve të ndryshme që bëjnë transfermin e parave. Janë informale, vijnë dorazi. Ky është një problem akoma më i madh. Sistemi nuk i identifikon dot këto familje".Komisioni i Ekonomisë rrëzoi nismën e deputetit demokrat Gerti Bogdani në lidhje me faljen e energjisë elektrike për familjet në nevojë deri në 150 kwh në muaj.Aktualisht në Shqipëri janë rreth 80 mijë familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike që marrin 80 mijë lekë të vjetra.Rreth 40 mijë prej tyre marrin ndihmë ekonomike të pjesshme që është rreth 45 mijë lekë në muaj./Oranews.tv/