Dezertojnë dy spiunë të Koresë së Veriut

Qeveria e Koresë së Jugut ka deklaruar se dy zyrtarë nga Koreja e Veriut, përfshirë një kolonel ushtarak, të specializuar në spiunazh kundër Koresë së Jugut, kanë dezertuar operacionet e tyre vitin e kaluar, duke konfirmuar kështu raportet e medias lokale. Ministria e Mbrojtjes në Korenë e Jugut, nëpërmjet zëdhënësit Jeong Jo Hee tha se kolonelit ushtarak, i cili ka punuar në Byronë e Përgjithshme të Zbulimit, pas dezertimit i është dhënë azil politik në jug.Sipas Hee, ky është një shembull i lëvizjeve të pazakonta të klasës klasës së fuqishme në Korenë e Veriut. Ministria e Unifikimit, e cila trajton çështjet me Korenë e Veriut, po ashtu tha se një diplomat i lartë, i cili tashmë është i ngarkuar me punë ne një vend afrikan, kishte kaluar në anën e Jugut vitin e kaluar bashkë me familjen e tij.Më shumë se 28.000 njerëz kanë ikur nga Koreja e Veriut që nga fundi i Luftës, por të larguarit e nivelit të lartë janë të rrallë. Javën e kaluar, 13 koreanoveriorë të gjithë staf i një restoranti dezetuan si grup .Largimi i kolonelit të ushtrisë të lidhur me Byronë e Përgjithshme të Zbulimit është veçanërisht e ndjeshme si cështje për shkak të natyrës shumë të fshehtë të agjencisë e cila ndodhet në qendër të aktiviteteve të spiunazhit kundër jugut. Mendohet se koloneli i veriut tashmë do të japë të dhëna për të gjitha operacionet që veriu ka planifikuar kundër jugut.Ndërkohë pranimi publik i dezerimeve nga ana e qeverisë së Koresë së Jugut, është e pazakontë, duke ngritur dyshime nga opozita liberale nëse qeveria e presidentes konservatore Park Geun-hye po përpiqet të ndikojë tek votuesit pikërisht me këtë çështje.1410/Oranews.tv/