Rrëzimi i helikopterit, Kodheli kërkon mbështetjen e Francës për zbardhjen e ngjarjes
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kërkon mbështetjen dhe ndihmën e Francës që për të hedhur dritë mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës.Kërkesën Kodheli ia ka përcjellë Ambasadorit francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi gjatë një takimi që pati me të pasditen e sotme, ku i ka kërkuar asistimin me ekspertë.Ndërkohë gjatë paradites, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura zhvilluan takim me efektivët e bazës ajrore në Farkë.Ministrja premtoi zbardhje të shkaqeve të aksidentit tragjik ajror që ndodhi më 6 prill 2016 dhe që i mori jetën 2 pilotëve, ndërsa një tjetër është plagosur.“Po bëjmë maksimumin me Prokurorinë që çështja të zbardhet” është shprehur Kodheli.Kamera regjistruese” do të zbardhë shkaqet e aksidentit të helikopteritHelikopteri u nxorr dje nga liqeni dhe u transportua drejt Tiranës/Oranews.tv/