I riu hidhet me parashutë me mëngë në 2500 m lartësi

Një i ri kinez, ka arritur të bëjë për vehte qindra turistë, që u bënë spektatorë të shfaqjes së tij në ajër, në Chongqing, në jugperëndim të Kinës.Zhang Shupeng e nisi performancën e tij në orën 10.56 të paradites. Ai u hodh me një parashutë me krahë nga një helikopter në lartësinë  e 2 mijë metrave. Pasi fluturoi në ajër për disa minuta, i riu e japi parashutën vetëm 50 metër larg urës ku u ul në fund. Kjo është hera e parë që një person fluturon në këtë mënyrë në Kinë, ndonëse për Zhang ky është fluturimi i 970.Pas performancës së tij të shkurtër në ajër, Zhang bëri një zigzage për të ndaluar mbi urë, vetëm 30 sekonda pasi hapi parashutën dhe të ulej më pas me qetësi mbi platformë, pranë lumit."Kjo është një sfidë e re dhe shumë e bukur për mua, pas një karriere të gjatë në fluturim dhe mund të them se me këtë kostum është më e vështirë të fluturosh. Megjithatë them se arrita të vendos rekord për vehten time", tha Zhang.Kjo performancë ishte thjesht një ushtrim për Zhang, i cili do të marrë pjesë në hjedhjen me parashutë, një konkurs që do të organizohet në fund të muajit prill.