"Historia dhe bukuritë e Shqipërisë" në tv gjermano-francez "Arte"
Të hënën dhe të martën në orën 19:00, televizioni gjermano francez Arte do të prezantojë një tjetër dimension të vendit tonë.Në dy puntata, Arte do të shfaqë bukuritë natyrore të vendit tonë, por mbi të gjitha do të prezantojë shqiptarët, një popull i përplasur në stuhi të fuqishme gjatë historisë së tij dhe që as 45 vite dikaturë nuk arritën tja humbasin vlerat.I përplasur nga luftrat dhe me dekada i izoluar nga bota e jashtme, ky vend është vatër e njerëzve dashamirës dhe i margaritarëve të jashtëzakoshëm natyrorë, shkruan Arte në një njoftim paraprak të emisionit.Përtej pasurisë natyrore të vendit tonë, ku nuk mungon mali dhe as deti, lumenj dhe liqene të mrekullueshëm, arte thekson bashkëjetësën fetare mes të krishterëve dhe myslimanëvë, duke e konsideruar pa hezitim Shqipërinë shembull të harmonisë në Ballkan.Dhe në këto reportazhe nuk behet fjalë për rekomandime për turistët, apo këndvështrime rëndom të një Shqipërie ekzotike, parë dikur si një vrimë e zëzë në Europë, jo, janë reportazhe që tregojnë një vend europian, dhe jo vetëm gjeografikisht./Oranews.tv//Oranews.tv/