Shkollat profesionale, bizneset apel të rinjve për të vijuar studimet në to

Shkollat profesionale aktualisht janë të vetmet që ofrojnë një mundësi të mirë punësimi për vetë faktin se tregu është i tejmbushur me ekonomistë, juristë apo edhe gazetarë. Deklaratat kanë ardhur nga bizneset të cilat kanë nisur rekrutimet në shkollat profesionale në vend, duke u bërë apel të rinjve ti drejtohen këtij arsimi.“Anjëherë nuk mund të bëhesh një barman i mirë nëse nuk ke mbaruar një shkollë profesionale, ose një kamarier”.Në shkollën profesionale “Hoteleri-Turizëm”  në Tiranë ka nisur interesimi i biznesit për të gjetur staf të kualifikuar.Sezoni po afron dhe ky biznesmen kërkon të punësojë 10 kamarierë dhe baristë, të cilët sipas tij cilësia e parë që duhet ti karakterizojë është etika e sjelljes, gjë e cila është primare në biznesin e tij në hoteleri-turizëm.“Ne vëmë re edhe vetë si qytetarë ndonjëherë kur jemi në bare, restorante që mungon shërbimi, mungon ajo buzëqeshja, mirëseardhja. Këtë do ta marrësh vetëm në shkollë. Pra unë shtyj por ndihmoj edhe në fushatën e Ministrisë së Punësimit për rritjen profesionale të të rinjve”.Vetë Qeveria shqiptare e ka shpallur arsimin profsional si prioritet kryesor në kushtet kur tregu i punës ka nevojë për personel të kualifikuar.Klosi: Të bëjmë në këtë shkollë kapacitete të reja për të pasur më shumë klasa. Por kjo nuk mjafton, kemi në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë shkolla shumë të mira, të cilat do tu ofrojnë një diplomë kualifikuese realitivisht të mirë për Shqipërinë, por dhe shumë të mirë për të gjetur mundësi punësimi edhe jashtë Shqipërisë.Edhe pse me rezultate shumë të mira në arsimin 9-vjeçar, vetë nxënësit e konsiderojnë këtë një mundësi të mirë për të ardhmen e tyre.Në ditën e dyerve të hapura, nxënësit më të mirë të shkollave 9-vjeçare në Tiranë vizituan ambientet e shkollës së Hotelerisë dhe Turizmit si një mënyrë për tu njohur me mundësitë që ajo ofron për të ardhmen e tyre.