BE 125 mln euro për kontrollin e fondeve publike:Të rritet roli i KLSH dhe parlamentit
Bashkimi Europian po financon reformën e manaxhimit të financave publike që synon rritjen e kontrollit mbi mënyrën sesi përdoren paratë e taksapaguesve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se financat po forcohen, duke rritur të ardhurat nga lufta kundër informalitetit dhe përmirësimi i strukturës së borxhit. Ndërsa Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlautin, kërkoi më shumë llogaridhënie nga Qeveria dhe më shumë kontroll mbi fondet publike nga KLSH dhe Parlamenti.Bashkimi Europian do të japë 125 milionë euRo në 4 vitet e ardhshme për Qeverinë shqiptare, për reformën e menaxhimit të financave publike.E thënë ndryshe për krijimin e kapaciteteve që shqiptarët të dinë se ku dhe si përdoren paratë e tyre, që mblidhen nëpërmjet taksave.Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se progres është bërë në forcimin e financave publike, bazuar edhe në rezultatet e fundit të nismës anti-informalitet.Ahmetaj: Vijon një reformë shumë e rëndësishme për të përmirësuar mbledhjen e tatimeve apo për të luftuar evazionin, e inicuar në shtator të vitit 2015. Në këndvështrimin tonë, referuar edhe anës kuantitative, pra shifrave, ka një përmirësim të ndjeshëm në mbledhjen e të ardhurave dhe është reflektuar dhe në atë ardhurat e tre muajve të parë, janar-shkur-mars, të cilat janë shumë premtuese, nga tatimet dhe nga doganat, dhe para një jave Ministria e Financave kaloi në fillimin e fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, i cili do të fokusohet siç e kam theksuar, kryesisht tek sipërmarrja e madhe dhe në një mënyrë shumë më inteligjente sesa thjesht kontrolli i terrenit.Ambasadorja e Bashkimit Europian kërkoi më shumë llogaridhënie nga Qeveria dhe më shumë kontroll për përdorimin e fondeve publike nga instutucionet e pavarura si Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Parlamenti.Vlahutin: Është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh me taksat e tyre ndaj ne themi se duhet përmirësuar llogaridhënia dhe kjo mund të bëhet me anën e institucioneve si KLSH, i cili duhet të ketë një rol më të madh në përmirësimin e mbikqyrjes dhe llogaridhënies, duke përmirësuar cilësinë e raporteve të auditeve dhe duke e sjellë informacionin më afër qytetarëve. Po ashtu Parlamenti ka një rol kyç për të luajtur, duke shqyrtuar nga afër raportet e auditit në mënyrë kompetente.Strategjia e financave publike, që financohet nga Bashkimi Europian është miratuar 15 muaj më parë.Ajo parashikon kontroll më të madh mbi fondet buxhetorë dhe më shumë llogaridhënie për mënyrën sesi përdoren ato.