Kreu i PD në Sarandë kërcënoi avokatin: “Do të vras që del kundër meje”

Një anëtar i PD në Sarandë dhe njëkohësisht avokat me profesion pretendon se është kërcënuar me jetë nga kryetari i degës së Sarandës Hariz Mema.Julian Sinomati paraditen e sotme ka ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku pretendon se është kërcënuar me jetë nga kryetari i degës së PD në Sarandë nëpërmjet telefonit.Sipas Sinomatit i cili është avokat me profesion kreu i PD i ka thënë "Ta tregoj unë ty mirë kush jam unë, do të vras që del kundër meje si lider i PD-së që jam"Sipas Sinomatit do të kërkohet edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë pasi ndihet i pasigurt dhe ka parë njerëz të dyshimtë që e ndjekin gjatë lëvizjeve së tij. Për këtë situatë është vënë në dijeni edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.Sinomati për shkak të kërcënimit me jetë ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij në PD Sarandë.Por, gjatë pasdites Sinomati ka tërhequr padinë ndaj kreut demokrat të qytetit. Ai ka shkuar vetë në Prokurori, duke tërhequr padinë me arsyetimin se ishte shtyrë nga persona të tjerë dhe se faktet nuk qëndrojnë realisht.Gjithashtu, edhe familjaret e tij kane kërkuar falje ndaj Kryetarit Mema.dhoma e avokateve/Oranews.tv/