“Hamleti” rikthehet në 24 mars në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Tragjedia “Hamleti” e Shekspirit e vënë në skenë nga regjisori Enke Fezollari do të shfaqet sërish në 24 mars në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në Tiranë.Shfaqja, e cila u mirëprit nga publiku kryeqytetas gjatë premierës dhe shfaqjeve të shumta do të rikthehet në skenë në datat 24, 25, 26, 27, 31 Mars dhe 1, 2 dhe 3 Prill.Aktorja Luiza Xhuvani interpreton në rolin e Hamletit, një rol mashkullor i interpretuar nga një femër për herë të parë në historinë e artit skenik shqiptar. Në teatro të ndryshëm të botës, Hamleti është interpretuar nga aktore femra.Nën regjinë e Enke Fezollarit, “Hamleti” i Shekspirit vjen nën një koncept bashkëkohor, duke e zhvendosur figurën e Hamletit nga mashkull në femër, duke rritur dimensionin përfshirës të veprës dhe të personazhit. “Një Hamlet, i cili nuk do të ndryshojë për botën, por bota të ndryshojë për të.Një shoqëri ku vlerat e dashurisë janë si hipodromi apo si bursa. Me politikanë oportunistë, ku jetët njerëzore nuk janë veçse një parametër i luftës së tyre për pushtet. Ky është ferri që jeton Hamleti. Hamleti, njeriu i parë bashkëkohor, me ide dhe vlera. Kundër pushtetit të Klaudit dhe Polonit … ecën në shoqërinë e kalbur të “Danimarkës”, shprehet Fezollari për konceptin e tij skenik.I ardhur nga një përvojë në teatrin grek ku punon prej vitit 2005, zgjedhja e tragjedisë angleze është një formë përmes së cilës ai i flet dhe aktualitetit. Në role të tjera interpretojnë aktorët: Andi Begolli, Endri Çela, Julinda Emiri, Anderson Gurra, Ina Gjoni, Ermira Hysaj, Ermir Jonka, Ilia Kaçi, Kristian Koroveshi, Ina Morinaj, Xhino Musollari./k.s//m.m//Marre nga ATA/