Austria kërkon të konfiskojë shtëpinë ku lindi diktatori Adolf Hitler

Austria kërkon të konfiskojë shtëpinë ku lindi diktatori më i egër në histori Adolf Hitler, me qëllim frenimin e vizitorëve të vazhdueshëm të banesës. Plani i qeverisë është ti ofrojë kompensim financiar pronares dhe të marrë dokumentat e banesës, mënyra e vetme për të ndaluar të gjithë përkrahësit e ideologjisë së tij.Qeveria e Austrisë po planifikon të konfiskojë shtëpinë ku u lind diktatori Adolf Hitler, me qëllim frenimin e pelegrinazhit të vazhdueshëm të simpatizantëve nazistë që vizitojnë rregullisht këtë banesë.Vendimi është marrë pas një diskutimi disa vjeçar për mënyrën sesi mund të frenohej interesi i njerëzve për këtë ideologji. Adolf Hilter u lind në prill të vitit 1889 në qytetin e Braunanu, në Austri. Banesa iu morr me qera pronares në vitin 1972 dhe është shfrytëzuar për shumë vite si një qëndër për personat me aftësi të kufizuara.Në 2011 autoritetet nuk arritën marrëveshjen me pronaren Gerlinde Pomer për të rinovuar qeranë dhe që nga ai moment shtëpia ku u lind diktatori po viztohet rregullisht nga ana e simpatizantëve nazist.Plani i qeverisë është t'i ofrojë kompensim financiar pronares dhe të marrë dokumentat e banesës."Po studjojmë krijimin e një ligji që ta detyrojë pronaren ti shesë shtetit austriak banesën në fjalë. Kemi arritur në konkluzionin se vetëm tjetërsimi i saj mund të ndalojë pelegrinazhin nga ana e simpatizantëve nazist"- deklaroi zëdhënësi i ministrisë së brëndshëme në Austrisë, Karl-Haiz Grundbok.Ai nuk sqaroi se cfarë do të bëhet më shtëpinë nëse qeveria e pronëson. Jashtë banesës nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se aty ka lindur një ndër diktatoret më të ashpër që njerëzimi ka njohur, ekziston vetëm një pllakë ku shkruhet " Kurrë më fashizëm, në përkujtim të miliona viktimave"./Oranews.tv/