Lezhë, në pak minuta reshje intensive, uji mbuloi rrugët

Reshjet e dendura të shiut kanë kanë përmbytur disa zona në qytetin e Lezhës. Kanë mjaftur vetem 30 minuta reshje me intensitet të lartë që disa lagje dhe rrugë në qytetin e Lezhës të mbulohen nga uji.Situata më problematike ka qenë në bulevardin Gjergj Fishta dhe bllokun e banimit 11 janari në Lagjen Besëlidhja.Vërshimi i ujit ka bllokuar hyrjet e pallatëve në këtë lagje, duke sjellë vështirësi në lëvizje për banoret dhe automjetet. Për të normalizuar situatën ka ndërhyrë menjëherë Bashkia e Lezhës.Punonjësit e Shërbimeve Publike ndërhynë duke shbllokuar pusetat, çka solli tërheqjen në një kohë të shpejtë të ujit. Lezha përmbytet sa herë ka reshje shiu intensive, përshkak të nivelit të ulet që ka qyteti me Lumin Drin./Oranews.tv/