Referendumi, Hafizi: Pjesëmarrja nën 50%. Në Bërdicë për 45 minuta votoi 1 anëtar
Sapo është mbyllur proçesi i votimit, në një deklaratë për mediat deputetja socialiste Mimoza Hafizi është shfaqur kritike mbi mënyrën se si u organizua referendumi, ndërsa e quajti të manipuluar proçesin për Shkodrën. Gjatë të gjithë ditës nuk kam arritur të kontaktoj më komisionin zgjedhor dhe as të akreditoj vëzhguesit e mi tha deputetja Hafizi. Madje ajo ju referua monitorimit që i bëri një qendre në Berdicë, ku për 45 minuta votoi vetëm një person.Kritike u tregua edhe me qeverisjen e vendit, duke u shprehur se partia dhe qeveria janë të pandara dhe problemet e brendshme janë reflektuar.Por kur pyetet nëse në horizont është një parti e re, Hafizi shprehet se sot ka Rilindje dhe ajo Parti Socialiste.Në Shkoder sipas degës lokale të PS pjesmarrja në votime shkoi në 80%, nga 1420 anëtarë të thirrur për të shprehur vullnetin e tyre.Hafizi: Ne përfundim është deklarata më e rëndësishme, se ne nuk na u dha mundësi të kemi akses në këtë prooces. Me kodin zgjedhor të PS e kemi të garantuar. Kjo e drejtë nuk na u dha. Kam ardhur që dje që të marr në dorëzim listat e zgjedhjeve, të bëjë akreditimin dhe te monitorojm procesin përmes vëzhguesve.Pjeamarrja eshte nënë 50%. Ky është i vetmi rast kur një proces që organizohet dhe monitorohet vetëm nga një palë e vetme. Nëpër ish komuna kam arritur të gjej një qender votimi në Berdice dhe për 45 minuta që qëndorva aty erdhi vetem 1 votues. Ky proces i cili nisi si proces i pa rregullt u inicua, u monitorua, u organizua vetëm nga një palë.