Basha: Do shfuqizohet ligji i arsimit të lartë, 150 milionë euro mbështetje për bujqësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka diskutuar me banorët e Mulletit, Baldushkut dhe Priskës për programin ekonomik të kësaj force politike. Basha u ndal në sektorët e arsimit dhe bujqësisë. Ai premtoi shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe vendosjen në qendër të studentit. Ndërsa për bujqësinë, duke e konsideruar sektor priortar, Basha theksoi se në program është parashikuar mbështetje buxhetore prej 150 milionë euro në vit.Programin e Partisë Demokratike për arsimin dhe bujqësinë, kreu i kësaj force politike e ka diskutuar me banorët e Mulletit, Baldushkut dhe Priskës. Duke iu përgjigjur interesimit të të rinjve për arsimin e lartë, Basha ritheksoi se ligji, i hartuar në mënyrë klienteliste do të shfuqizohet dhe në qendër do të vendoset studenti.Basha: “Do vendosim studentin në qendër të të vëmendjes.Ti vendos vet ku do studiosh. Po studiove juridik, do kesh 50 pikë bonus.Po studiove agronomi do kesh 120 pikë bonus. Sepse? Sepse unë e di që një inxhinjer mekanik, një agronom nesër brenda tregut shqiptar dhe në bashkëpunim me tregun europian do ta kenë shumë më të lehtë ta punësojnë se sa një person i një profesioni më i kudogjendshëm dhe më pak i përdorshëm”.Duke folur për bujqësinë, Kreu i demokratëve e ka konsideruar një sektor prioritar, mbështetja buxhetore për të cilin do të arrijë në 150 milionë euro në vit.Basha: “Hapi i parë do të jetë mbështetja direkte për bujqësinë që është 50% e popullsisë, mbështetje për familjet e fermerëve me subvencionim të drejtëpërdrejtë nga shteti”.Basha deklaroi se në programin ekonomisë së PD-së është parashikuar falja e kamatëvonesave dhe për familjet në ndihmë ekonomike do të ketë subvencionim të plotë të faturës së energjisë deri në masën 200 kilovat, si dhe do të krijohet një fashë mbrojtëse për shtresat në nevojë./Oranews.tv/