Gjendet çanta sportive me 21 kg kanabis gati për trafikantët e Malit të Zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2016, 12:51
Një çantë sportive me 20 pako me peshë totale 21 kg e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa është gjetur në zonën e quajtur “Hidrovori” ne drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hoti.Droga ishte mbështjellë me qese të tejdukshme. Canta u gjet gjatë kontrollit dhe policiapo punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit te lendes narkotike.SkemaPër banorët e zonës njihet skema e trafikut të lëndës narkotike. Bashkëpunëtorët shqiptarë në trafik lënë çantat pikërisht në zonën e Hidrovorit dhe më pas janë bashkëpunëtorët e Malit të Zi që e marrin.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
