Gjendet kutia e zezë, burime nga prokuroria: Është dëmtuar nga rënia në ujë
Kutia e zezë e cila përms të cilës pritet të zbardhen shkaqet e aksidentit te helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe, është e dëmtuar.Burime nga grupi hetimor kanë konfimuar për Ora Neës se grupi e ekspertëve po punojnë për të bërë të mundur rikuperimin e saj dhe për këtë do të kërkohet edhe ndihma e eskpertëve gjermanë.Dëmtimi mund të ketë ardhur si pasojë e goditjes së fortë të helikopterit në momentin e rënies në ujë. Operacioni për nxjerrjen e helikopterit ka nisur prej mesditës së të premtes por për shkak të motit te keq ai është ndërprere për të rifilluar paraditen e së shtunës.Polumbarët kënë mundur të gjejnë pjesën elektronike të dhënat e të cilave do të hedhin dritë mbi ngjarjen, ndërkohë që prokuroria e Shkodrës ia ka deleguar disa veprime, për ti kryer prokurorisë së Tiranës lidhur me sekuestrimin e dokumentacionit në bazën e Farkës dhe tek Albkontroll.Ndërkohë prej të premtes ka mbërritur edhe një ekspert i Eurocopter, kompania nga ku është blerë helikopteri i rrëzuar, i cili do të ofrojë asistencë pas kërkesës së ministrisë së mbrojtjes për të zbardhur ngjarjen.Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka nisur hetimin administrative në lidhje me ngjarjen, dhe rezultatet do t'i vihen në dispozicion prokurorisë.Në bordin e helikopterit EC 145 kanë qenë dy pilotë, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha të cilët humbë jetën ndërsa u plagos ushtari profesionist Gerald Baramuca.Po sot ministrja e Mbrojtjes urdhëroi hetim administrativ të rrëzimit të helikopterit. Ekspertët amerikanë por dhe të kompanisë prodhuese të helikopterit EC 145,mbërritën dje në Shqipëri.[caption id="attachment_719792" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kutia e zeze e helikopterit[/caption][caption id="attachment_719605" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ekspertet ne drejtorine e policise se Shkodres[/caption][caption id="attachment_719606" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Drejtoria e policise se Shkodres ku ndodhet kutia e zeze e helikopterit[/caption] /Oranews.tv/