Rama: Ka ardhur momenti shteti t'i çelë dyert e shkollave besimit fetar

Kryeministri Edi Rama lancoi sot nje projekt pilot ne arsimin parauniveristar duke njoftuar përfshirjen në kurrikula shkollore njohuritë për fenë. Shefi i qeverise tha se kjo nuk e dëmton laicitetin por forcon siç tha ai themelet e kulturës laike e cila në këndvështrimin e z.Rama është e pafuqishme të përballet me format e ekstremizimit të dhunshëm. Këtë deklaratë Kryetari i qverise e bëri në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në nder të ditëlindjes së Profetit MuhamedTirane-  Nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm në kurrukilat e tyre shkollore do të marrin njohuri edhe mbi besimet fetrare. Nuk është përcaktuar ende nëse do të ketë një lendë ose kapitull të veçantë në programet ekzistuese por Kryeministri Edi Rama garantoi tha se kjo iniciativë nuk dëmton laicitetin, përkundrazi tha ai do të armatosë të rinjtë me dije fetare.Për Ramën "Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit të shkollës por në forcimin e themeleve të kulturës laike e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm,  apo të atij me kostum e kravatë nëse nuk arrin të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues civilizimesh dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre e tundimeve të mëdha që joshin dhe kthejnë në viktima fatkeqe të xhihadizmit apo të ekstremizmit politik vajza e djem që s’kanë fuqinë e brendshme shpirtërore se ju mungojnë këto instrumenta"Ndonëse ky projekt do mbështet nga ekspertë të huaj të çështjeve fetare, komunitetet fetare duhet të dorëzojnë draftet e tyre me atë se çfarë duhet të dijnë të rinjtë mbi përkatësinë fetare.Edi Rama: Kemi thirrur ekspertë të mirënjohur botërisht dhe do eksperimentojmë falë teksteve të përgatitura në harmoni të plotë mes këtyre institucioneve, që nga Observatori i Laicitetit në Paris dhe komunitetet tona fetare. Për herë të parë nxënësit do të nxiten nga mësues të trajnuar të përvetësojnë elementët e të folurit, duke zhvilluar sensin e përkatësisë falë dhe jo në pësim të dallimeve fetare Këtë deklaratë Rama e bëri në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar në nder të ditëlindjes së Profetit Muhamed. Kreu i këtij komuniteti, Haxhi Skënder Bruçaj përsëriti thirrjen se islamizmi nuk lidhet më aktet terroriste në botë.Në këtë aktivitet morën pjesë mijëra besimtarë, përfaqësues të politikës, trupit diplomatik  dhe komuniteteve fetare  në vend dhe rajon./Oranews.tv/