Zjarr në fabrikën e këpucëve në Ferizaj, 4 të lënduar

Tre punëtorë dhe një zjarrfikës janë lënduar si pasojë e përfshirjes së zjarrit në fabrikën "Geris", e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Shkup.Ekipet e zjarrfikësve nodhen në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të vënë nën kontroll flakët.Ende nuk dihet se si kanë shpërthyer flakët ndërsa sic tregojnë edhe pamjet, ekipet zjarrfikëse po hasin probleme për shuarjen e tyre.Ata kanë kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Kaçanikut, Lipjanit, Shtimes ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe Policia e Kosovës dhe disa pjesëtarë të KFOR-it. Në këtë fabrikë që prodhon këpucë, janë të punësuar mbi 200 punëtorë/Oranews.tv/