BB: Në Shqipëri 45.5% e popullsisë jeton me 5 USD/ditë
Gati gjysma e popullsisë shqiptare jeton me 5 dollarë në ditë, një kufi që konsiderohet varfëri nga Banka Botërore, e matur kundrejt nivelit të standardizuar rajonal.Në raportin e këtij institucioni "Ribalancim për një rritje më të fortë" theksohet se në Shqipëri, 45.5 per qind e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me 5 dollarë në ditë.Ndërkohë që përqindja e popullsisë që jeton me këto të ardhura në vendet e tjera të rajonit është shumë herë më e ulët.Sipas të dhënave të raportit, në Maqedoni vetëm 16.4% e popullsisë jeton me 5 dollarë në ditë, në Serbi është 14% dhe zbret në Malin e Zi në 11.1%.Banka Botërore thekson në raportin e saj se pavarësisht rritjes ekonomike pozitive, që vitin e kaluar ka qenë 2.6% dhe pritet në 3.2% këtë vit, zbutja e varfërisë në Shqipëri ka qenë më e dobët sesa në pjesën tjetër të rajonit.Kjo edhe për shkak të uljes së nivelit të pagave, që janë burimi kryesor i të ardhurave për familjet shqiptare. Sipas raportit të Bankës Botërore, në Shqipëri pagat pësuan rënie për periudhën 2010-2014, duke ndikuar direkt ne përkeqësimin e mirëqënies së familjeve shqiptare.Varfëria në kufirin 5 USD/ditë(Popullsia) (Viti 2016)Shqipëria 45.5%Maqedonia 16.4%Serbia 14.0%Mali i Zi 11.1%/Oranews.tv/