Korea e Veriut teston raketën ndërkontinentale

Korea e Veriut ka deklaruar se ka testuar me sukses një mekanizëm të dizenjuar për raketa balistike ndërkontinentale.Agjensia e lajmeve koreano-veriore tha se kjo arritje do të garantojë mundësinë për të ndërrmarë një sulm bërthamor në SHBA.Testi u krye në Bregun Perëndimor të Koresë dhe u ndoq nga lideri Kim Jong-un.Pas këtij zhvillimi ka reaguar SHBA përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mark Toner."Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga veprimet dhe retorika që destabilizon edhe më tej rajonin dhe të bëjë hapa konkretë përpara në përmbushjen e zotimeve të veta ndaj komunitetit ndërkombëtar", tha Toner/Oranews.tv/