Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby është djali i ish-sekretarit të Churchil
Kryepeshkopi i Canterbury është djali i ish sekretarit të Winston Churchill Anthony Montague Browne. Kryepeshkopi Justin Welby i është nënshtruar analizave të ADN pas dyshimeve të ngritura mbi atësinë e tij, por ka qenë edhe nëna e tij më pas që ka treguar historinë e saj të shkurtër me sekretarin privat të Churchill.Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby ka zbululuar se babai i tij biologjik ishte ish sekretari privat i liderit britanik Winston Churchill."Në muajin e fundit kam zbuluar se babai im biologjik nuk është Gavin Welby, por në fakt, i ndjeri Sir Anthony Montague Browne, thotë 60 vjecari Welby, duke shtuar se lajmi ishte dicka e papritur edhe për atë.Welby, udhëheqësi shpirtëror i komunionit anglikan, i cili përbehet nga rreth 85 milion të krishtere në të gjithë globin, tha se nëna e tij jane Williams dhe babai i tij Gavin Welby ishin të alkolizuar kur ai ishte fëmijë, duke shtuar se për 48 vitet më pas nëna e tij nuk ka pirë më alkool.Nëna e Welby, tashmë e martuar sërish si Lady Williams of Elvel, tha në një deklaratë tha se ajo dhe Welby patën një martesë të shkurtër jofunkiosnale dhe se rezultati i ADN për atësinë e të birit ishte një tronditje e papritur."Edhe pse kujtesa ime nuk është në maksimum, më duhet të pranoj se gjatë ditëve të para të martesës time të shpejtë dhe të papritur, influencuar nga aklooli i tepërt nga të dyja palët, unë kam shkuar në shtrat me Anthony Montague Browne.Sic duket masat kontranceptive nuk funksionuan dhe djali im ishte rezultat këtij bashkimi, thotë ajo. Williams tha se djali i saj ka lindur nëntë muaj pas martesës së saj me Welby në vitin 1955, duke shtuar se martesa përfundoi në vitin 1958. Welby u emërua Kryepeshkop i Canterbury në vitin 2013.