Veliaj: Tanja Fajon, modeli sesi politika mund t’i shërbejë shoqërisë

Europarlamentarja Tanja Fajon e mbylli vizitën e saj në Shqipëri me një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Këshillit Rinor të Tiranës. Në takim me kryebashkiakun Veliaj, u diskutua rreth procesit të integrimit dhe projekteve për zhvillimin e kryeqytetit ndërsa me të rinjtë biseda u përqëndrua  tek vendimmarrja.Veliaj: "Transformimi i çështjes së liberalizimit të vizave, sidomos për grup-moshën tonë, e cila sot, ndoshta ka harruar sesi ishte koha kur në Shqipëri kërkoheshin viza dhe kur kishte radhë nëpër ambasada, është në fakt produkt i politikës dhe njerëzve si Tanja, të cilët mendojnë  që Evropa të jetë një vend më i mirë, duhet fillimisht të heqë barrierat mes njerëzve. Besoj se insistimi i një politike progresive prodhon një rezultat konkret që impakton jetën e njerëzve”Europarlamentarja Fajon ndau historinë e karrierës së saj, me të rinjtë dhe kërkoi nga ata që të jenë qytetarë të angazhuar me qëllim për ta bërë shoqërinë më të mirë.Fajon:  “Gjatë punës time kam udhëtuar e punuar shumë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e kam takuar shumë të rinj të zgjuar e inteligjentë. Kam ndjerë se ne mund të bëjmë më shumë se prindërit tanë, nëse arrijmë të ndihmojmë dhe të kuptojmë njeri-tjetrin. Do të kemi një të ardhme më të mirë për ne, për brezin e ri, ndaj është gjithnjë e më shumë e rëndësishme, në këto kohë krize në Evropë ,që të tentojmë të punojmë së bashku, të respektojmë njeri-tjetrin dhe të ndërtojmë atë çka është e mirë në rajon”.Kryebashkiaku Veliaj  vlerësoi rolin që ka luajtur Fajon në procesin e liberalizimit të vizave për vendin tonë, frytet e të cilit të rinjtë shqiptarë i shijojnë sot./Oranews.tv/