Flet babai i Florianit: Aksidenti më duket paradoksal, kemi besim se ngjarja do zbardhet

Babai i pilotit Florian Delia, i cili humbi jeten në aksidentin tragjik të  6 prillit ka rrëfyer  për Ora News mes dhimbjes dhe lotëve pasionin e të birit për profesionin dhe momentet e fundit të ndarjes me të. Shpreson te zbulimi i të vërtetës së aksidentit  dhe vlerëson nderimin që iu bë veprës së djalit të tij që u nda kjo botë në krye të detyrës duke lënë pas të vetme  bashkëshorten dhe tre vajza.Prej tre ditësh familjarët e Florian Delia një prej pilotëve që humbi jeten në aksidentin e 6 prillit kanë hapur dyert e mortit .43 vjeçari ishte baba i tre vajzave, më e madhja 12 vjeçe dhe më e vogla 6. Mes dhimbjes për humbjen e djalit, babai i 43-vjeçarit   rrëfen çastin e fundit kur  kishte përcjellë të birin si zakonisht për në punëJah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Komunikova në 7:15 kur ai dilte në punë. Merrte makinën që tani ka mbetur aty. Merrte dhe nusen e vet.Ngjarjen e kishte mësuar  nëpërmjet televizorit, dhe deri në momentin e fundit nuk e ka besuar që një prej vikimave është i biri.Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Mora vesh që është një helikopter. E dija që djali ishte në veri. Njëherë është një i vdekur, njehrë është dy. Njëherë është një i plagosur dhe doli dhe derisa në fund emrat dolën.Nuk e di  ende shkaqet e aksidentit tragjik,  por thotë se ka besim se ngjarja do të zbardhet.Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Është pak paradoksale që një mjet i testuar nga NATO dhe kur e ballafaqoj me kohën e mirë që ishte dhe kushtet më duket…nuk e di se cfarë ka ndodhur.Pavarësisht se dhimbja është e madhe  babai i 43 vjeçarit  thotë se ndihet  krenar me respktin  qe iu bë të birit.Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Falenderoj të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e kësaj dhimbje.Thote se nuk i kanë munguar vizitat nga politikanet ndërsa një ditë me pare shefi i Shtabit Gjeneral major Jeronim  Baze i ka dorëzuar letrën e falenderimit të kryeministrit së bashku me cekun e sigurimit të jetës,  që do te përdoret për rritjen e tre vajzave të mitura  cilave nuk ua kanë mbajtur dot të fshehtë humbjen e të atit.Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Për mua është goditje e rëndë, djali nuk më vjen. Për vetë mirënjohjen që po tregojnë shqiptarët, edhe politika nuk është përzjerë. Kur të dalë e vërteta…ne kemi besim se do të dali shumë shpejt.Floriani ishte djali me i math i familjes Deliaj, ai ka një vëlla dhe një moter. Familja ka zbritur vitet e fundit në Tiranë nga Kalaja e Dodës duke ndërtuar këtë banesë. Por fati Florianin e dërgoi në banesën e fundit në një moshë fare të re.Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:  Jeta e djalit, kjo është pengu kryesor. Famijët që do ti shoh për ditë duke u rritur pa baba, peng është.[caption id="attachment_719619" align="alignnone" width="640"]gf Ne foto: Babai i Florian Deliaj[/caption][caption id="attachment_719620" align="alignnone" width="640"]floriani Ne foto: Florian Deliaj, piloti qe nderroi jete nga rrezimi i helikopterit ne Shkoder[/caption]/Oranews.tv/