Meta takon kryetarin e Asamblesë turke për intensifikimin e marrëdhënieve

Kryetari i parlamentit Ilir Meta gjatë qendrimit në Prishtinë ku mori pjesë ne inagurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar edhe me Kryetarin e ri të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Ismail Kahraman.Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.Gjatë takimit, Kryetari i Asamblesë të Turqisë z. Ismail Kahraman, kërkoi intensifikimin e kontakteve mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare.Ndërsa kryetari i parlamentit shqiptar Meta, duke vënë në dukje bashkëpunimin në të gjitha drejtimet, ripërsëriti ftesën për një vizitë të z. Kahraman në Shqipëri./Oranews.tv/